Cosa Nostra me naftë shqiptare, arrestohen 9 italianë

Cosa Nostra me naftë shqiptare, arrestohen 9 italianë

Mashtrim fiskal në sektorin e karburanteve, import ilegal i vajrave lubrifikues nga Shqipëria në vlerë 2.5 milionë euro dhe bashkëpunim me mafian siciliane Cosa Nostra janë akuzat me të cilat policia financiare e Palermos ka arrestuar sot 9 persona e ka denoncuar 43 persona të tjerë.

Të arrestuarit janë të gjithë shtetas italianë që së bashku me personat e vënë nën hetim konsiderohen anëtarë të një grupi kriminal me aktivitet mashtrues në trasferimin e karburanteve, mashtrim tregtar, mastrim fiskal e në krime të tjera.

Hetimet e operacionit të koduar "Njolla e zezë" të nisura më 2013 nga Prokuroria dhe nga Policia Financiare e Palermos kanë vërtetuar se ky grup kriminal kishte lëshuar fatura për transaksione jo ekzistuese në vlerë 38 milionë euro me një dëm prej 7 milionë euro për shtetin italian.

Gjithashtu financierët kanë verifikuar evazion fiskal të akcizës për karburante e lubrifikantë në vlerë 2.5 milionë euro përmes importimit të paligjshëm të vajërave lubrifikues nga Shqipëria dhe shitjes së naftës së destinuar për furnizim të anijeve si një karburant i rregullt (i cili është i përjashtuar nga akciza).

Hetimet kanë vërtetuar një interes të veçantë të mafias siciliane Ndrangheta në sektorin e shpërndarjes së karburanteve. Është verifikuar se njëri prej të arrestuarve 54 vjecari Cosimo Vernengo nga Palermo ishte në lidhje të ngushta me mafian siciliane e së bashku me vëllain e tij ishin administratorët e impianteve të shpërndarjes së karburanteve duke ideuar dhe mashtrimin fiskal.

Të arrestuarit janë Danilo Lazzarotto, Rosario Montagna, Cosimo Vernengo, Giorgio Vernengo, Natale di Cristina, Filippo Trendi, Alessandro Primo Trendi, e Eugenio Barbarino. Ata akuzohen dhe për konkurencë jo të rregullt në treg për shkak të importimeve të paligjshme që u kanë lejuar çmime të ulëta të karburantit.

Financa italiane ka vënë nën sekuestrim 5 impiante shpërndarje karburanti në Palermo si dhe një dokumentacion të gjerë që vërteton mashtrimin fiskal e tregtimin ilegal të karburantit dhe vajrave lubrifikues. 

EMISIONET