Italia përgatitet për fazën 2, bashkëjetesën me virusin

Italia përgatitet për fazën 2, bashkëjetesën me virusin

Kjo është fundjava e fundit e Italisë në regjimin e masave të izolimit të fazës së parë të luftës kundër pandemisë.

Ditën e hënë më datë 4 maj do të nisë faza e 2 e cila sipas qeverisë italiane "do të jetë një bashkëjetesë me virusin deri në zhdukjen e tij" dhe jo një hapje  e plotë e vendit e kthimi në normalitetin e jetës së dikurshme.

Rreth 4.4 milionë italianë do t'i rikthehen punës këtë të hënë nën një protokoll të ri masash për sigurinë shëndetësore personale e publike.  Kthimi në punë do të përfshijë kryesisht grupmoshën mbi 50 vjeç të puëntorëve dhe jo të rinjtë.

Do t'i rikthehen punës 68.7% e punonëjsve që janë në moshën nga 50-59 vjeç, 67.1% e punonjësve të grupmoshës 40-49 vjeç, 59% të moshës 30-39 vjeç e 48.8% të punonjësve nën moshën 30 vjeç. Numri më i amdh i punonjësve që do të nisë punën janë përqëndruar në rajonet veriore të vendit të cialt janë më të goditura nga panedemia dhe kryesisht punëtorët autonomë e profesionistë të lirë.

Do t'i rikthehen punës 60.7% e punëtorëve në sektorin e manifakturës, 15.2% e punonjësve të ndërtimit, 12.7% të të punësurave në shitjen me shumicë e 11.4% në shërbimet e tjera. Mjetet e transportit publik, autobusët, metrotë, linjat hekurudhore do të përshtaten me një sistem të ri distancimi social që do të kufizojë largësinë nga një udhëtar në tjetrin si dhe numrin e pasegjerëve që do të udhëtojnë në to.

Një protokoll sigurie do të aplikohet dhe në çdo qendër pune për të respektuar distancimin social dhe sigurinë shëndetësore të çdo punonjësi. Ditën e hënë më 4 maj, do të rinisë puna në sektorin e manifakturës, në kantieret e ndërtimit publik e privat, dhe në furnizimin e mallrave me shumicë.

Për kreun e Departamentit të Mbrojtes Civile sfida ndaj virusit do të jetë dhe më e vështirë. "Nis një betejë që nuk e dimë sa do zgjasi dhe si do përfundojë" deklaroi ai për mediat. "Liria relative që do të ketë secili prej nesh gjatë fazës 2, do të orientojë shëndetin absoult për të gjithë ne", tha Arcuri.

Nga dita e hënë çmimi i maskave në cdo dyqan italian do të jetë jo më i lartë se 0.50 cent. Për çdo 1,200 banorë do të ketë një pikë shitje dhe në mes të muajit maj, numri i pikave të shitjes do të jetë rreth 100 mijë në të gjithë territorin kombëtar.

Gjithashtu nga dita e hënë do të nisin testet sierologjike për 150 mijë italianë të seleksionuar e që do të kryhen në laboratorët e seleksionuar nga Ministria e Shëndetit Publik. Testimet do të jenë falas. Për lirinë personale nuk do të ketë ndryshime nga faza e parë pasi do të vazhdoj të mos lejohet lëvizja nga një rajon në tjetrin, por mund të lejohet lëvizja brenda rajonit për të takuar të afërm e familjarë.

Gjitashtu faza 2 do të lejojë zhvillimin e aktiviteteve sportive individuale në natyrë në parqet e vilat publike që deri më tani kanë qënë të mbyllura. Për hapjen e dyqaneve të shitjes me pakicë gjithcka do të nis më datë 18 maj së bashku me hapjen e bibliotekave, muzeve, ekspozitave si dhe stërvitjes sportive në nivel skuadre.

Ndërsa baret, restorantet, parukeritë e qëndra estetiste do të hapen në muajin qershor, por deri në hapje u lejohet të kryejnë shërbimim delivery.

EMISIONET