Italia paralajmëron partnerët e BE për marrëveshjen e emigrantëve

Italia paralajmëron partnerët e BE për marrëveshjen e

Italia thotë se nuk do të nënshkruajë asnjë plan të Bashkimit Evropian për ndalimin e migracionit të paligjshëm në Evropë, nëse nuk i japin përparësi Italisë.

Krerët e 10 shteteve anëtare planifikojnë të takohen në Bruksel të dielën, për të marrë masa për të shtrënguar kontrollet kufitare dhe për të penguar hyrjen e emigrantëve brenda vendeve të bllokut. 

Italia tani është pika kryesore e mbërritjes së barkave të emigrantëve, kryesisht afrikanë që ikin nga kaosi dhe dhuna në Libi.

"Ne kemi nevojë për ndihmë tani," tha Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini në një postim në Tëitter. "Nëse ne do të shkojmë në Bruksel për të marrë 'detyrat e shtëpisë' të përgatitura nga francezët dhe gjermanët... kryeministri do të bënte më mirë që të kursente biletën e avionit."

Bisedimet e së dielës vijnë mes përçarjeve brenda BE lidhur me migracionin dhe azil-kërkimin, duke lënë në hije samitin e BE që do mbahet më 28-29 qershor.

EMISIONET