Italia në fazën III: Nga sot hap kufijtë me Shqipërinë, hap dhe kinematë dhe sallat e lojrave

Italia në fazën III: Nga sot hap kufijtë me Shqipërinë,

Prej ditës së sotme (15 qershor) Italia nis një fazë të re të bashkëjetësë me Covid 19.

Kufijtë- Në këtë fazë 3 Italia është vendi i parë i Bashkimit Europian i cili lejon hapjen e kufijve me vendet e zonës Schengen, mes të cilëve dhe Shqipëria.

Gjithashtu kanë hequr kufizimet në kufijtë europianë vendet si Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Republika Ceke duke i dhënë kështu shpresë turizmit italian. Prej ditës së sotme të gjitha kompanitë ajrore do të lejohen të kenë në bord të gjitha vendet e zëna me kusht që pasegjerët të kenë të detyrueshëm mbajtjen e maskerës gjatë gjithë kohës së udhëtimit e me të drejtën e vetëm një bagazhi dore.

Kinema, teatro, salla shfaqjesh- Në këtë fazë 3 në të gjithë Italinë lejohet hapja e kinemave dhe teatrove. Hyrja në to do të bëhet nën kontrollin e temperaturës, në rregullat e distancimit social e do të jenë të detyrueshme maskat për spektatorët por që gjatë shfaqjes së filmit apo spektaklit mund ta heqin. Në sallat e mbyllura lejohen deri në 200 spektatorë e në ato në natyrë deri në 1000. Anëtarë të së njëjtës familje mund të ulen pranë, ndërsa për spektatorët e tjerë do të respektohet rregulli i distancimit social.

Salla lojërash, qëndra verore, qëndra estetike e termale- Po ashtu prej sot 15 qershor në Italia hapen qëndrat verore për fëmijët të ndarë në fasha moshore. Në fëmijët e moshës nga 0 deri në 5 vjeç do të ketë grupe maksiumi me 5 fëmijë që do të jenë nën kujdesin e një edukatori, për ata nga 6 vjec deri në 11 vjeç do të ketë një edukatorë në grupe deri më 7 fëmijë, ndërsa nga 12 vjec deri në 17 vjec do të ketë një operatorë cdo 10 fëmijë.

Gjithashtu hapen dhe qëndrat e kujdesit për trupin e qëndrat termale të cilt duhet të respektojnë protokollin e sigurisë si në palestrat e pishinat e duhet të evitojnë grumbullimin në masë.

Lejohet hapja dhe për qëndrat e lojërave të fatit, qëndrat e basteve sportive edhe pse disa rajone kanë vendosur shtyrjen e datës së hapjes në varësi të sitautës së efektit të përhapjes së virusit në territorin e tyre.

Diskotekat, sallat vallëzimi, salla kongresesh e panairesh do të hapen më datë 14 korrik.

Italia një ditë më parë regjistroj 44 viktima, 338 raste të reja pozitive me koronavirus e 1502 të shëruar. Nurmi i viktimave deri më sot në këtë vend është 34 345 ndërsa persona aktivë me Covid 19 janë 26 274

EMISIONET