Italia na vlerësoi me 0 pikë, Ermal Meta: Do ia jepja të gjitha Shqipërisë

Italia na vlerësoi me 0 pikë, Ermal Meta: Do ia jepja të gjitha

Ndërsa juria shqiptare dha 12 pikë për Italinë në Eurovision, kjo fundit e vlerësoi Shqipërinë me 0 pikë.

Italia në Eurovision përfaqësohej nga këngëtari me origjinë shiptare, Ermal Meta.

Vlerësimi me zero pikë i Eugent Bushpepës nga Italia, ka sjellë reagimin e parë të Metës, i cili me anë të një postimi në Twitter shpreh idinjatën e tij.

Këngëtari tha se nuk e kuptoj vendimin e jurisë italiane dhe se nëse do të ishte në dorën e tij të gjitha pikët do t'ia jepte Shqipërisë.

Meta ka vlerësuar edhe zërin e Bushpepës, duke thënë se ishte mbreslënës.

"Sinqerisht, 12 pikët e jurisë italiane nuk i kuptoj dot. Unë do t'ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë dhe intonacion mbresëlënës,"-shkruan Ermal Meta.

EMISIONET