Italia mbyll shkollat, evakuohen familje nga moti i keq

Italia mbyll shkollat, evakuohen familje nga moti i keq

Italia vazhdon të jetë nën furinë e motit të keq me shira të dendur e erë të fortë.

Stuhia natyrore ka gjunjëzuar Italinë duke shkaktuar viktima, shumë të plagosur e dëme të mëdha materiale.

9  persona kanë mbetur viktimë  nga rrëzimi i pemëve apo nga goditja e objekteve të forta në fluturim, e 1 person rezulton ende  i humbur.

Mes viktimave dhe një zjarrëfikës, i cili është goditur nga rrëzimi i një peme ndërsa po punonte për t'i ardhur në ndihmë banorëve.

Drejtoria e Mbrojtes Civile informon se ka kryer mbi 5 mijë operacione ndihme të qytetarëve në vështirësi. Në 5 rajonet italiane shkollat janë mbyllur dhe gjatë ditës së sotme.

Në rajonin e Ligurias është regjistruar shpejtësia rekord e erës në 190 km/h e në rajonin e Alto Adige, ku reshjet e shiut kanë arritur deri në 40mm për metër kub.

Mbi 110 mijë banorë kanë mbetur pa energji eletrike në provincën e Bellunos e mbi 40 mijë të tjerë në rajonin e Toskanës.

Moti i keq ka shkaktuar vonesa në linjat hekurudhore, në lëvizjen e trageteve në porte e në shtyrjen e disa udhëtimeve ajrore në aeroporte. Aeorporti i Xhenovas është mbyllur për shkak të përmbytjes së pistës së fluturimeve. Një urë është shembur në provincën e Udines në superstradën SS 465.

Është mbyllur gjithashtu dhe kufiri tokësor mes Italisë dhe Zvicrës për shkak të shëmbjes së rrugës në pikën kufitare Sempione.

Në Venecia uji ka arritur nivelin rekord 160 cm e mbi 70 % e rrugëve të qytetit vazhdojnë të jenë të përmbytura.

Rajonet më të goditura nga moti i keq  janë Lazio, Veneto, Liguria, Lombardia, Trentino Alto Adige, e Friuli Venezia Giulia.

Drejtoria  e Mbrojtjes Civile informon se alrami i motit të keq do të vazhdojë dhe për 24 orët e ardhshme.


EMISIONET