Trungu i koronavirusit është i përbërë nga viruse autoktone te ngjashme mes tyre por me trajta të veçanta në pacientë të ndryshëm.

Ky është zbulimi i arritur sot nga kërkuesit shkencor italianë të spitalit qendror të Milanos.

Por jo vetëm kaq, një projekt italian është gati për të nisur për një vaksinë kundër Covid-19 (koronavirus) e eksperimenti i parë do të kryhet tek kafshët.

Studiuesit shkencorë të spitalit Sacco të Milanos kanë mundur të izolojnë trungun e përhapjes së koronavirusti në Itali.

Ky fakt ndihmon në hapin pasardhës për zhvillimin e procesit të antikorpeve dhe të vaksinës kundër këtij virusi.

Lajmi u informua nga Massimo Galli, drejtori i Institutit të studimeve biokimike në Milano, i cili ka shpjeguar rezultatet e studimeve të kryera.

"Mundëm, tha ai të izolojmë 4 pacientë nga komuna Codogno e Milanos e mundëm të izolojmë viruse autoktone, shumë të ngjashme mes tyre, por me diference që zhvillohen në pacientë të ndryshëm. Ky zbulim, tha ai do të na ndihmoj të ndjekim sekuencat molekulare për të kuptuar si janë zhvilluar në çdo pacient e si ka mundur të qarkulloj për një kohë kaq të gjatë.

Gjithashtu projekt italian është gati për të nisur për një vaksinë kundër Covid-19 (koronavirus) e eksperimenti i parë do të kryhet tek kafshët.

Ndërkohë dhe gjatë ditës së sotme ka një përkeqësim të numrit të viktimave e të të infektuarve me koronavirus në Itali.

Të dhënat e fundit zyrtare janë publikuar nga Kreu i Mbrojtjes Civile italiane Angleo Borrelli.

Në Itali virusi është përhapur në 10 rajone

Numërohen 650 të infektuar mes të cilëve 8 minorenë e 17 viktima.

Gjithashtu të infektuar me koronavirus janë dhe 6 italianë mes të cilëve 2 fëmijë në Zvicër.

/Ora News.tv/