Italia hapet nga 4 maji, digjet viti shkollor

Italia hapet nga 4 maji, digjet viti shkollor

Duke filluar nga 4 maji, Italia do të hapë bizneset prodhuese dhe ndërtimin. Kryeministri, Giuseppe Conte, duke folur për gazetën "La Repubblica" dha skicën më të detajuar të planeve për të rindezur motorët e ekonomisë. Lajm i keq për shkollat, pasi Kryeministri njoftoi se ato do të mbeten të mbyllura deri në shtator.

Italia, vendi i parë europian që u godit rëndë nga koronavirusi, do të lejojë që disa biznese të rihapen sa më shpejt këtë javë që jen ndërsa synon të rihapë prodhimin dhe ndërtimin nga 4 maji.

Duke folur për gazetën "La Repubblica", kryeministri Giuseppe Conte, dha skicën më të detajuar të planeve për të rindezur motorët e ekonomisë.

Conte thekson se do të jetë një proces i ndarë në faza që fillon me sektorin prodhues në fillim të majit, ndërsa bizneset e frekuentuara nga publiku i gjerë si baret dhe restorantet do të duhet të prisnin edhe pak më gjatë. Shkollat do të mbeten të mbyllura deri në shtator.

"Ne po punojmë për të lejuar rihapjen e një pjese të mirë të bizneseve nga prodhimi deri te ndërtimi për më 4 maj," tha Conte.

Disa biznese që konsiderohen "strategjike", përfshirë aktivitetin e orientuar nga eksporti, mund të rihapen këtë javë me kusht që leja të miratohet edhe nga prefekturat.

Kompanitë eksportuese duhet të rifillojnë aktivitetin më shpejt për të zvogëluar rrezikun e heqjes nga zinxhiri i prodhimit dhe humbjes së biznesit, tha Conte.

"Ne nuk mund ta zgjasim më tej këtë bllokim ... do të rrezikonim dëmtimin seriozisht të strukturës socio-ekonomike të vendit," tha Conte.

Ai përsëriti se çdo rifillim do të duhej të ishte gradual, dhe se kompanitë do të duhet të vendosin masa të rrepta të sigurisë shëndetësore para se të hapnin dyert e tyre.


EMISIONET