Italia do të mbajë një minutë heshtje sot për viktimat e koronavirusit

Italia do të mbajë një minutë heshtje sot për viktimat

Qytetet italiane do të ulin flamurët e tyre dhe do të mbajnë një minutë heshtje ditën e sotme për të përkujtuar viktimat e koronavirus, sipas shoqatës së kryetarëve italianë.

Vatikani tha se gjithashtu do të bashkohet në këtë nderim.

"Sot, në solidaritet me Italinë, Selia e Shenjtë do të ngrejë flamujt e tyre në gjysmën shtize dhe do mbajë zi për viktimat e pandemisë në Itali dhe në botë, për familjet e tyre dhe ata që luftojnë pë t’i dhënë fund kësaj", tha Vatikani në një deklaratë.

Sipas një numërimi nga Universiteti Johns Hopkins, 11.591 njerëz në Itali kanë vdekur nga koronavirusi.

EMISIONET