Italia dhe 10 vende të BE-së i thonë JO reformës së Traktatit të Dublinit

Italia dhe 10 vende të BE-së i thonë JO reformës së

10 vende anëtare të Bashkimit Europian i janë bashkuar nismës së Italisë për t'i thënë jo reformës së Traktatit të Dublinit e cila parashikon rregulla të reja të së drejtës së azilkërkuësve në vendet e BE.

Në Samitin e Ministrave të Brendshëm  mbajtur një ditë më parë në Luksemburg, Italia, Gjermania, Spanja, Austria, Letonia, Lituania, Polonia, Slovakia, Estonia e Republika Çeke nuk kanë pranuar tekstin e hartuar për reformimin e Traktatit të Dublinit të propozuar nga presidenca bullgare.

Ministri i Brendshëm italian, Mattteo Salvini, shprehet mjaft i kënaqur nga ky fakt duke e quajtur një fitore për Italinë.

"Italia ishte kundër tekstit të reformës hartuar nga Bullgaria pasi në krahasim me atë të propozuar më vitin 2016 limiton shpërndarjen e azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE, redukton solidaritetin ndaj vendeve në kufijtë e BE si dhe shton nivelin e përgjegjësisë ndaj tyre", u shpreh Salvini.

"Opinionit tonë i është bashkuar dhe Austria, Gjermania, dhe mjaft vende të tjera europiane" ka informuar Ministri i Brendshëm italian.

Ndaj mospranimit të kompromisit për të reformuar Traktatin e Dublinit ka reaguar sot dhe Ministri i Brendshëm gjerman Stephan Mayer, sipas të cilit "Gjermania është kritike ndaj disa pikave te tekstit të reformës hartuar nga presidenca bullgare e nuk do të aprovoj këtë reformë", është shprehur ai.

Madje numri Mayer kujton se dhe qeveria e mëparshme italiane e Gentilonit ishte shprehur kundër këtij dokumenti të reformës së Traktatit të Dublinit duke e cilësuar penalizues për Italinë.

Por dhe Austria i ka thënë jo dokumentit për reformimin e së drejtës së azilkërkuesve.

Ministri i Brendshëm austriak Bert Kickl paralajmëron se sapo Austria të marrë presidencën e radhës së  BE do të propozojë një revolucion  kopernikan në sistemin e së drejtës së azilit, duke braktisur logjikën e parashikuar deri më tani nga Traktati i Dublinit dhe duke i dhënë më shumë rëndësi ruajtjes së kufijve të jashtëm.


EMISIONET