Autoritetet italianë kanë ekstraduar drejt Shqipërisë një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ka luftuar për ISIS.

Mediat raportojnë se autoritetet pas një hetimi të gjatë arritën të zbulonin se shtetasi shqiptar, ideniteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur kishte marrë pjesë në luftën e xhihadistëve në Siri dhe Irak, në radhët e organizatave terroriste të Jabhat al-Nusra më parë, dhe pastaj të Shtetit Islamik ISIS.

Mësohet se shqiptari kishte mbërritur në provincën e Ravenës së bashku me gruan e tij shtatzënë, e cila ishte pajisur me dokumente të rregullta italiane.

Mediat thonë se qëllimi i çiftit ishte që të vendoseshin në Ravena dhe të lindnin fëmijën aty dhe më pas të nisin procedura për marrjen e dokumentave të 28-vjeçarit shqiptar.

Pas një seancë dëgjimore përpara gjykatës, i riu u nis drejt Shqipërisë.

/Ora News.tv/