Italia arrin të izolojë koronavirusin, së shpejti vaksina

Italia arrin të izolojë koronavirusin, së shpejti vaksina

"Italia ka mundur të gjejë rrugën për të izoluar koronavirusin, një zbulim ky që së shpejti do të përdoret për të realizuar vaksinën kundër tij."

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një konference për mediat.

Ky zbulim shkencor u arrit nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani, ku prej disa ditësh qëndrojnë të izoluar e nën kurim çifti i turistëve kinezë të infektuar nga koronavirus.

"Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi," deklaron ministri italian  në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.

Drejtori i këtij Instituti Shëndetësor,mjeku Giuseppe Ippolito deklaron se "zbulimi i tyre do të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar e Italia do të jetë ndërmjetëse referuese për testimet e diagnozës e vaksinës kundër koronavirus."

Gjatë konferencës për mediat u informua dhe mbi gjëndjen shëndetësore të dy turistëve kinezë të prekur nga virusi në Romë. Ata janë nën mbikqyrjen e mjekëve  e në gjëndje stablile.

Bashkëshorti 67 vjeç ka ende temperaturë, kollë e pneunomi në dy krahët, ndërsa gruaja 66 vjeç është në gjëndje më të mirë.

Ndërkohë qeveria italiane ka informuar se italianët e bllokuar në Wuhan do të mund të kthehen në Itali ditën e hënë me avionin ushtarak të vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes Italiane.

Pas kthimit në Itali ata do të qëndrojnë në gjëndje karantine për 14 ditë rresht.




EMISIONET