Italia 91 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Ju humbët Mourinhon, por keni Di Maion

Italia 91 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Ju humbët

Italia është vendi evropian i cili ka dhënë kontributin më të madh financiar në ndihmë të Shqipërisë së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pak orë pas mbylljes së Konferencës së donatorëve në Bruksel, zbardhen detajet e kontributit të Italisë që ka vënë në dispozicion një ndihmë financiare prej 91 milionë euro për Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio në Konferencën e donatorëve ka deklaruar se Italia vë në dispozicion burime financiare në vlerë 65 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë, të cilave u shtohen 21 milionë eurove të dhëna deri më tani si dhe 5 milionë euro të tjera financime në projekte zhvillimi përgjatë këtij viti financiar.

91 milionë euro të vëna në dispozicion nga Italia përbëjnë gjysmën e ndihmës financiare të dhënë nga të gjitha vendet e Bashkimit Europiane e që totalisht janë 180 milionë euro.

Pas Italisë vjen Franca me 61 milionë euro e Gjermania me 11 milionë euro.

Krahasimet "alla sportive" me politikën italiane e batutat hokatare nuk i kanë munguar kryeministrit shqiptar dhe gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas mbarimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel.

Kryeministri shqiptar e krahasoi ministrin e Jashtëm Italian Lugi Di Maio si "special one". "Italia humbi Mourinhon, - tha Rama, por ka Di Maio, një zëvendësues mjaft i mirë".

EMISIONET