Itali, tatuazhet e shqiptarit zbulojnë grupin kriminal të drogës

Itali, tatuazhet e shqiptarit zbulojnë grupin kriminal të drogës

Tre të arrestuar, dy të denoncuar, 11 në kërkim si dhe 30 të tjerë nën vëzhgim. Ky ka qenë bilanci i një aksioni policor të ushtruar dje nga policia italiane ne Macerata, e cila sekuestroi 4 kg drogë, mes tyre hashash, marijuanë, dhe kokainë.

Operacioni "Rosa dei venti", kishte marrë spunton nga tatuazhet që kishte në dorë dhe qafë shqiptari Dranoel Ndoja, i cili thuhet se është i dyshuari kryesor i grupit, shkruan Ansa.

Hetimet për këtë grup kriminal nisën në 2017, duke përdorur përgjimet telefonike dhe monitorim me sistemin GPS. Përveç Ndojas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, Carlo Raimondi dhe Michal Radejovsky.

EMISIONET