Itali, shqiptari kapet teksa trafikon kokainë, ja ku tenton ta fshehë

Itali, shqiptari kapet teksa trafikon kokainë, ja ku tenton ta fshehë

Një shqiptarë është arrestuar në Itali, pasi u kap me shpërndarje kokaine në Verona.  

Mediet italiane shkruajnë se i arrestuari është shtetasi me inciale M.E, 38-vjeç, i cili në momentin e arrestimit kishte 40 gram kokainë.

Shqiptari gjatë një kontrolli ishte përpjekur të hiqte qafe kokainën që kishte me vete, duke e hedhur atë në tualet.

Sekuestrimi - Doza të hashashit, marijuanës dhe kokainës janë gjetur në shtëpitë e tre personave të tjerë, me precedentë të veçantë, të cilët po hetohen për mbajtje droge. Sasia e sekuestruar shkon në 150 gram drogë, duke përfshirë kokainë, hashash dhe u konstatua tregtimi i pothuajse 2 kilogramëve të të njëjtave substanca.

Trafik i mirëmenduar - Në të vërtetë trafiku i kokainës ishte i mirëmenduar. Nëpërmjet telefonit shqiptari kishte lidhur kontakte me dy italianë, ku përveç punës si punëtor në ndërtim, M.E kishte një aktivitet intensiv me drogë.

Ai kishte një numër të caktuar klientësh, të cilëve u dha një takim për të "pirë një birrë", apo edhe të “shkëmbenin përshëndetjet e Krishtëlindjes”.

EMISIONET