Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga një "Skoda" teksa kthehej në shtëpi

Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga një "Skoda"

Një pensionist i moshuar gjeti vdekjen fare pranë shtëpisë së tij të martën më 8 janar. 

Zemra e Simon Gjondrekajt, 85 vjeç me origjinë shqiptare, pushtoi së rrahuri rreth orës 21:00 të mbrëmjes së shkuar.

Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 17.30 në rrugën Fiorentina, pranë Ponte a Iovi, pak metra larg shtëpisë. I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por pak orë më vonë ndërroi jetë.  

Viktima po kthehej në banesë pasi ishte në meshë kur u godit nga një makina tip "Skoda Dacia" që udhëtonte në drejtim të Pistoia.

Shoferi, një 75-vjeçar që jeton në Bottegone, nuk mundi të frenonte, ndërsa rezultoi negativ pas testit të alkoolit.


EMISIONET