Qytetari dixhital denoncon shqiptarin me 2 mln euro drogë

Qytetari dixhital denoncon shqiptarin me 2 mln euro drogë

Një 35-vjeçar shqiptar është ndaluar në Itali nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. karabinierët kanë bërë të ditur se ndaj tij ishte dhënë një informacion përmes sistemit YouPol, ku bëhej e ditur se droga transportohej me një autoveturë tip "Ford Fokus" me ngjyrë gri.

Madje, denoncuesi kishte bërë të ditur se aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në zonën e Montebelllos në Livorno.

Duke parë dhe situatën, skuadra e lëvizshme ka vënë në vëzhgim për disa ditë disa të dyshuar që përdornin një automjet të ngjashëm me atë të denoncuar.

Në përfundim të verifikimit është ushtruar kontroll në garazhdin e 35 vjeçarit me inicialet e emrit L.O.

Gjatë verifikimeve janë evidentuar disa pako të mbështjella me plastikë si dhe disa thasë të izoluar.

Në përfundim të hetimit është bërë e ditur sekuestrimi i 830 kilogramë lëndë narkotike, nga të cilat 564 marijuanë e ndarë në 23 pako dhe 266 kilogramë hashash.

Po ashtu është sekuestruar dhe një pistoletë tip Bereta e modelit 92 dhe karikatori i mbushur me plumba.

Në një tjetër operacion është ndaluar një shtetas shqiptar i moshës 22 vjeçare.

I riu ka tentuar të largohet me shpejtësi sapo i është kërkuar të ndalojë në një postbllok të policisë në hyrje të autostradës në Sant Onofrio.

Ky veprim ka ngjallur dyshimet e policisë. Mediat italiane shkruajnë se pas një ndjekje si në filma është ndaluar 22 vjeçari me kombësi shqiptare.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, 'Opeli' ka dalë jashtë rrugës, duke e bërë të pamundur që i riu ti shpëtonte forcave të rendit.

Pas ndalimit të mjetit, karabinierët kanë ushtruar dhe kontroll ku kanë konstatuar disa thasë të mbushur me marijuanë me një peshë rreth 100 kilogram.

Mediat bëjnë të ditur se me shumë mundësi bëhet fjalë për një korrier, por hetimet janë duke vazhduar për të kuptuar se cili ishte destinacioni i lëndës narkotike dhe me cilët do të takohej i riu shqiptar, i cili menjëherë u dërgua në komisariat.



EMISIONET