Një 28 vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i plagosur me thikë në rrugë në Ipercoop l'Aquilone të Genovas.

 I riu shqiptar u gjet nga një roje sigurie, i cili më pas lajmëroi karabinierët. 

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spitalin e "Villa Scassi". 

28 vjeçari ka marrë plagë në bark dhe në këmbë. 

Mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari nuk jeton në Genova, por kishte shkuar për të vizituar vëllain e tij. 

Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të policisë rreth ngjarjes. 

Karabinierët kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

/Ora News.tv/