Itali, çipi merr në qafë grupin kriminal shqiptar, sekuestrohet kokainë e marijuanë

Policia italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar "Koshi folës" , i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh shqiptarë që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt italisë.

Operacioni antidrogë është quajtur i tillë falë një mikrospie, që autoritetet italiane instaluan për 3 muaj rresht në një vazo për të përgjuar të gjitha bisedat ambientale të anëtarëve të grupit.

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 duke zbardhur 42 episode të trafikimit të drogës tip marijuanë e kokainë.

Marijuana trafikohej nga Shqipëria drejt jugut të Italisë , ( Foxhia) e më pas shpërndahej në qytete të tjera italiane.

Gjithashtu banda trafikonte dhe kokainë e cila magazinohej e shitej me shumicë në një bazë në komunën Ponte a Greve,  në provincën e Firences.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 275 kg marijuanë e 6 kg kokainë.

Gjatë hetimeve autoritetet italiane kanë ekzekutuar 15 urdhëra ndalimi ndaj 11 shqiptarëve, 2 marokenë, 1 rumun e 1 italian.

Arrestimet janë kryer në Firence, Romë, Prato, Varese, Parma, Siena, Milano.

Operacioni u përshëndet dhe nga ministri i brendshëm Matteo Salvini i cili tha se " i është mirënjohës forcave të rendit që falë të cilëve dita nis me një lajm të mirë."

EMISIONET