Autoritetet financiare italiane kanë identifikuar e vënë nën hetim 20 persona në rajonet Liguria, Lombardi, Marche, Campania e Calabria të akuzar për mashtrim tregtar.

Duke përfituar nga preokupimi publik i infektimit me koronavirus ata përfitonin duke tregtuar maska filtrante me simbolin "Claims" që sipas tyre garantonin mbrojtjen totale nga kronavirus.

Cmimi i një maske të tillë kishte kapërcyer 5 mijë euro. 20 personat e vënë nën hetim rrezikojnë deri në 2 vite heqje lirie,

Operacioni i Financës Italiane është shtrirë në të gjithë territorin italian duke sekuestruar maskera, filtrues ambienti, artikuj për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarjes etj që shiteshin me çmime spekulative .

Autoritetet italiane garantojnë se objektetet e sekuestruar përvec cmimin abuziv të tregtuesve të tyre, nuk garantojnë absolutisht mbrotjen totale nga viruset.

/Ora News.tv/