Itali, sekuestrohet 650 kg kokainë në një kontenier me kafe

Itali, sekuestrohet 650 kg kokainë në një kontenier me kafe

Një sasi rekord prej 650 kg kokainë është sekuestruar në Portin e Livornos në Itali. Siç raportojnë mediat italiane droga ishte e ndarë në 582 pako në 23 çanta dhe ishte fshehur në një kontenier me kafe, e cila vinte nga Amerika Latine.

Sipas autoriteteve italiane kjo është sasia më e madhe e kapur në 10 vitet e fundit.

Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Metteo Salivini.

"Në Portin e Livornos u konfiskuan 650 kg kokainë nga Policia Financiare dhe Agjencia Doganore. Faleminderit në emër të të gjithë italianëve", shkruan Salvini në rrjetet sociale.

EMISIONET