Itali: Sekuestrohen 143 kg marijuanë të fshehura në një kamion mallrash, pranga shoferit grek

Autoritetet Italiane të Policisë Financiare të Romës kanë sekuestruar në portin e Civitavecchias një ngarkesë droge që vinte nga Barcelona.

Droga ishte fshehur në një autmomjet të rëndë mallrash.

Me ndihmën e skuadrës së qenëve antidrogë u zbuluan 133 pako me drogë të fshehur mes arkave në qese plastike. Nga ky operacion u sekuestruan 143 kg marijuanë.

Sipas autoriteteve italaine droga kishte vlerë në treg prej 1.5 milionë euro.

Në pranga është vënë shoferi i automjetit, një 40 vjecar grek.

Ai është shoqëruar në burgun "Borgata Aurelia" të Civitavecchia në dispozicion të Prokurorisë Italiane.

EMISIONET