Itali, sekuestrohen 115 kg kokainë, fitimi do ishte 23 milionë euro

Itali, sekuestrohen 115 kg kokainë, fitimi do ishte 23 milionë euro

Policia financiare italiane ka sekuestruar ne portin Gioia Tauro në Regio Calabria 115.61 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër e transportuar me anije nga Amerika Latine me destinacion Livorno.

Kokaina ishte fshehur në 3 çanta brenda një kontajneri që transportonte bobina letre nga Kili.

Anija ku ishte fshehur kokaina ishte nisur nga porti Sant Antonio në Kili , ishte ndalur tranzit në portin Rodman në Panama e pas portit Gioia Tauro do të mbërrinte në portin e Livornos.

115,61 kg kokainë ishin konfeksionuar në 100 pako. Sipas antidrogës italiane kokaina do të përpunohej 4 herë para se të shitej në doza 1 gramë me vlerë nga 50-100 euro. Vlera e fitimit perllogaritet të ishte 23 milionë euro.

Trafiku i kokainës në Itali e në Europë është në duart e mafias kalabreze Ndrangheta.

Porti Gioia Tauro në Kalabri konsiderohet si porta kryesore hyrëse e kokainës në Itali, por se fundmi amtantimafia italiane ka vërtetuar se Ndrangheta po sposton trafikun e kokainës drejt porteve të konsideruara më te sigurta per ti shpëtuar kontrolleve policore.

EMISIONET