Itali: Rritet numri i të infektuarve me koronavirus dhe në territorin e Romës

Itali: Rritet numri i të infektuarve me koronavirus dhe në territorin

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive në Romë, Spallanzani informon se është rritur numri i personave të infektuar me kronavirus në territorin e rajonit të Lazios.

Një oficer policie ka rezultuar pozitiv nga koronavirus e po kurohet në këtë strukturë.

Të infektuar nga koronavisur janë dhe bashkëshortja e tij me dy fëmijët, si dhe kunata, të cilët po kurohen në kushte shtëpie.

Për motive sigurie janë pezulluar orët mësimore në shkollat ku mësojnë e studiojnë dy fëmijët e tij.

Pozitiv nga koronavirus është dhe një person i infektuar në Lazion gjatë një kontakti me një nga vatrat e koronavirusit në Veneto.

Po ashtu i prekur nga koronavirus është dhe një stazhist zjarrëfikës i ri në moshë cili po mbahet në mbikqyrje sanitare në një kazermë në periferi të Romës.

Në spitalin e sëmundjeve infektive të Romës vazhdojnë të kurohen nga koronavirus dhe 3 anëtarë të një familje nga Fiumicino të infektuar gjatë një udhëtimi të kryer 2 javë më parë në Bergamo.

Po ashtu të shtruar në këtë strukturë janë ende dhe çifti i turistëve kinezë të cilët tashmë janë negativë nga koronavirus por që po kurohen deri në shërimin e tyre të plotë.

Deri tani në Itali raportohen 1500 raste, 41 të vdekur dhe 83 të shëruar. 

EMISIONET