Itali, rrahu një djalë të ri, pranga 43-vjeçarit shqiptar/ EMRI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2019, 11:13
Policia italiane në Lonigo ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, pasi ai ka rrahuar një djalë të ri.
Mediat italiane thonë shqiptari i arrestuar është Hakil Manaj, për të cilin më parë ishte vendosur masa e sigurisë arrest shtëpia, por më pas për tu u vendos masa e arrestit në burg.
43-vjeçari shqiptar goditi të riun në fytyrë duke i shkaktuar lëndime. Mësohet se grindja mes tyre ndodhi për arsye banale.