Itali, punonte në gjykatën e Palermos, vdes aksidentalisht shqiptari

Itali, punonte në gjykatën e Palermos, vdes aksidentalisht shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke punuar në gjykatën e Palermos. Mediat raportojnë se Edmond Fejzullai 58 vjeç nga Durresi po punonte për instalimin e fibrës optike në zyra. 

Mediat lokale kanë publikuar edhe një fotografi të shqiptarit, i cili raportohet se sot kishte ditëlindjen.

Punëtori shqiptar ishte duke punuar në një zyrë të gjykatës, kur është rrëzuar nga shkallët dhe ka përfunduar mbi një tavolinë qelqi. Ka pësuar të çara në këmbë dhe si pasojë e hemorragjisë dyshohet se ka humbur jetën.

Sipas hetimeve të para, kompania për të cilën punonte shqiptari, ishte autorizuar nga Ministria e Drejtësisë për punimet në gjykatë.

Autoritetet po bejne verifikime për rregullat e sigurisë në vendin e aksidentit.

EMISIONET