Itali, prostituta shqiptare sulmohet me acid në fytyrë

Itali, prostituta shqiptare sulmohet me acid në fytyrë

Një 39 vjeçare shqiptare është plagosur rëndë me acid në fytyrë e në gjoks nga persona të panjohur.

Gruaja punonte si prostitutë rruge në afërsi të zonës industriale të qytezës Trezzano sul Naviglio në provincën e Milanos.

Sipas rrëfimit të saj dy persona në bordin e një motori i janë afruar duke i hedhur në trup një substancë të lëngshme. Menjëherë ka ndjerë djegie e dhimbje në fytyrë e në gjoks duke kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Hetimet e para kanë zbardhur se substanca e lëngshme është me përmbajtje acidi e se motivi mund të ketë lidhje me botën e trafikut të prostitucionit e kontrollit të territorit.

39 vjeçarja shqiptare ka plagë të rënda, djegie në fytyrë e trup e për fat acidi nuk i ka prekur sytë.

Sipas autoriteteve italiane autorët e krimit kanë vepruar me siguri të plotë ndaj 39 vjeçares, e nuk ka asnjë dyshim se objektivi kryesor ishte pikërisht ajo.

Policia italiane ka sekuestruar telekamerat sigurisë në rrugë për t'u ndihmuar në zbardhjen e 2 autorëve.

39 vjeçarja shqiptare është banuese në provincën e Pavezes e punonte prej vitesh si prostitutë në territorin mes komunave Vigevanese a Trezzano.

EMISIONET