Itali, polaku arrestohet me 14 kg kokainë, shqiptari kapet në një hotel

Itali, polaku arrestohet me 14 kg kokainë, shqiptari kapet në një

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali si pjesë e hetimeve pas kapjes së një shtetasi polak me 14 kg drogë në makinë.

Mbrëmjen e 4 qershorit 2018, policia italiane arrestoi 34-vjeçarin polak, i cili kishte fshehur 14.5 kg kokainë në sendiljet e pasme të makinës tip Touareg VW.

Pak çaste para mbërritjes së policisë, një person i dytë është larguar nga vendngjarja në këmbë duke lënë makinën Hyunday I-30, me 25 mijë euro brenda si edhe një pistoletë automatike.

Policia arriti që të identifikojë të arratisurin, i cili rezulton të jetë shqiptari Martin Cela, 38-vjeç.

Cela ishte i papunë dhe njihej nga policia italiane për trafikimin e drogës, posedimin dhe trafikimin e armëve, vjedhje dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik.

38-vjeçari u kap në një hotel në Capoluogo, ku ishte fshehur duke pritur për të gjetur një vend më të sigurtë.

Policia sekuestroi edhe një shumë mbi 4 mijë euro.

EMISIONET