Itali, plagoset rëndë me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar

Itali, plagoset rëndë me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar

Një shqiptar 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Modena të Italisë.

25-vjeçari është braktisur në gjëndje të rëndë , në natën e 26 gushtit, në dyert e spitalit të qytetit.

Kanë qënë dy  djem të rinj të cilët e kanë sjellë në gjëndje të rëndë në repartin e urgjencës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

25 vjeçari shqiptar është identifikuar nga policia italiane si dhe janë zbardhur identitetet e 2 personave të cilët e kanë braktisur.

Shqiptari ka një plagë zjarri në kofshën e majtë si dhe një traumë të rëndë në fytyrë për shkak të goditjeve të dhunshme që ka marrë.

Momentalisht ndodhet në gjëndje kome farmakologjike dhe është transferuar në repartin e Neurokirurgjisë së spitalit të Baggiovaras.

Meidat lokale të Modenas informojnë se policia po heton për zbardhjen e autorëve të plagosjes së tër riut shqiptar me një vëmëndje të vecantë ndaj grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në këtë territor.

EMISIONET