Itali: Numri i të infektuarve parashikohet të shkojë në 92 mijë, java që vjen shënon pikun

Italia është vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit pas Kinës, kur ende nuk ka arritur pikun e personave të infektuar. Një studim shkencor i realizuar nga qeveria Conte parashikon që numri i personave të infektuar të arrij në 92 mijë e pandemia do të nis të zhduket vetëm në fund të muajit prill.

Qeveria Italiane është mbledhur sot të aprovojë dekretin ekonomik me masat për të mbështetur familjet e bizneset italiane në një moment kaq të vështirë ku çdo aktivitet tregtar në vend është pezulluar e punonjësit rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

Në pritje të firmosjes së këtij dekreti, media italiane kanë publikuar një dokument teknik i përfshirë në nenin 18 të këtij dekreti i cili shfaq grafikun e përhapjes së koronavirusit në Itali, për ditët e ardhshme.

Sipas ekspertëve parashikohet që kulmi i pandemisë të arrij më datat 17-18-19 mars me rreth 4500 të infektuar në ditë e pas kësaj date pritet reduktimi gradual i numrit të tyre. E rreth fundit të muajit prill, pritet të shfaqen rezulatet e pritshme nga masat drastike të qeverisë.

Parashikohet që numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga pandemia të arrij 92 mijë raste.

Po si është realizuar ky studim?

Studimi është basuar në vlerësimet e bërë me të dhënat e mbledhura deri më 8 mars 2020. Analizimi i tyre ka vërtetuar jnë dyfishim të rasteve brenda 3 ditëve e që vazhdon deri në mes të marsit. Hipotezohet janë se për cdo person të infektuar, 4 të tjerë futen në krantinë o në auto karantinë shtëpiake.

Sipas parashikimeve pritet të jetë shqetsuese dhe numri i personave të shtruar në terapi intesive që aktualisht janë mbi 1500 e që parashikohet të arrij deri në 9 mijë pacientë deri në fund të muajit mars.

E në prill situata pritet të përmirësohet e deri në fund të këtij muaji mendohet se pandemia do të shkoj drejt zhdukjes.


EMISIONET