Itali, një shqiptar në skemën e trukimit të patentave

Itali, një shqiptar në skemën e trukimit të patentave

Një shqiptar dhe 12 italianë akuzohen nga Prokuroria Italiane si anëtarë të një grupi kriminal që trukonte procesin e marrjes së patentave për automjete kundrejt një shume të caktuar parash.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal me aktivitet korrupsioni e ryshfeti ndaj funksionarëve publikë si dhe fallsifikim të procedurave administrative për lëshimin e dokumentacionit të kualifikimit të drejtimit të automjeteve.

Kundrejt një pagese që shkonte nga 1300-2500 euro ky grup kriminal garantonte marrjen e patentave falë një marrëveshje korruptive me drejtuesit e funksionarë të Qëndrës Civile të Motorizimit në Provincën e Casertës të ciëlt trukonin provimin e patentës.

Në pranga janë vënë pronarë të disa autoshkollave në provincën e Casertas e funskionarë të qëndrës së motorizimit civil.

Ndër 13 urdhër arreste, 5 prej tyre janë nën arrest shtëpiak mes të cilëve dhe shqiptari Xhoni Malaj lindur në Shqipëri më 18/02/1978.

Operacioni u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 30 shtator 2019.

EMISIONET