Itali, nis zbatimi i dekretit të Kontes për masat ndaj koronavirusit

Autoritetet policore italiane kanë nisur kontrollet për verifikimin e zbatimit të masave të dekretit të qeverisë, sipas të cilit në të gjithë territorin italian do të aplikohet regjimi i masave drastike të ndërmarra tre ditë më parë për veriun e Italisë.

Po kryhen kontrolle rrugore dhe në stacionet hekurudhore.

Gjithashtu vihet në dispozicion modulii vetëdeklarimit që gjithsecili duhet të ketë me vete kur del nga banesa i justifikuar vetëm nga 4 motive:

1-Punë

2-Shëndeti

3- Nevojë

4- Rikthim në vendbanim

Moduli mund të shkarkohet online pranë portaleve te prefekturave.

Ditën e djeshme kryeministri italian Xhuzepe Konte shpalli vendin zonë të kuqe dhe firmosi dekretin ku do aplikohej regjimi i masave drastike ndaj koronavirusit.


EMISIONET