Koronavirusi/ Qeveria italiane merr vendimin drastik, mbyllen shkollat dhe universitetet deri më 15 mars

Koronavirusi/ Qeveria italiane merr vendimin drastik, mbyllen shkollat dhe

Me një mbledhje urgjente të thirrur paraditen e sotme qeveria italiane  ka marrë vendimin drastik për mbylljen e shkollave të të gjitha cikleve dhe të universiteteve deri në mes të muajit mars.

Qeveira Conte po përgatit një draft të ri ligjor masash që pritet të bëhet publik gjatë orëve në vijim.

Janë 40,749 shkolla të ciklit të ulët , të mesëm e parashkollor të shtrira në të gjithë territorin italian e rreth 800 mijë nxënës të tyre që do të ndërpresin për 2 javë mësimet për të evituar infektimin e përhapjen e epidemisë së koronavirusit.

Në mbledhjen e qeverisë është marrë gjithashtu vendimi që të gjitha ndeshjet e serisë A të kampionatit italian të zhvillohen me dyer të mbylluar deri në fund të muajit mars, ndërsa priten të merren vendimet dhe për kampionatet e serive B,C D.

Informacioni i marrjes së këtyre vendimeve drastike është shpërndarë nga agjensitë italiane të informacionit e pritet nënshkrimi i drafit të ri ligjor në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

EMISIONET