Itali, kapet shqiptari me 1 kg kokainë

Itali, kapet shqiptari me 1 kg kokainë

Policia italiane në Padova ka vënë në pranga një shqiptar, pasi ku kap me kokainë.

Mediet fqinje raportojnë se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.H, një 26-vjeç, sepse u kap me 1 kile kokainë, bëri rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe u gjet në posedim të sendeve për të ofenduar.

Në momentin e arrestimit shqiptari ishte duke udhëtuar me një biçikletë dhe kishte një qëndrim të dyshimtë, duke vazhduar të shikonte zonën përreth në mënyrë nervoze.

Në momentin që policët u afruan për ta kapur ai hodhi biçikletën, i shtyu ata për të t’u arratisur, por nuk ia doli mbanë.

Pas arrestimit shqiptarit iu gjet dhe sekuestrua 1 kg kokainë. Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa shqiptari është në pritje të dënimit.

EMISIONET