Itali, kapet herionë në vlerë 2 milionë euro, në pranga 2 shqiptarë

Itali, kapet herionë në vlerë 2 milionë euro, në pranga

Policia e Padovas ka arrestuar dy shtetas shqiptarë B.A 33 e K.D 32 vjeç me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë.

Në banesën e tyre janë gjetur rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro.

Dy shqiptarët e arrestuara janë prej vitesh rezidentë në qytetin e Padovës e banonin  në një apratament në qëndër të qytetit.

Heroina ishte e  paketuar më pako të vogla.

Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve ka nisur në korrik të 2017 pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin  e 4 të tjerëve. Të gjithë ishin  shtetas shqiptaërë vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga qyteti i Padovas.

Në banesën e shqitparëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës.

/Oranews.tv/

EMISIONET