Itali, kapet gomonia me 400 kg droge, drejtohej nga dy skafistë shqiptarë

Itali, kapet gomonia me 400 kg droge, drejtohej nga dy skafistë

Një sasi prej 400 kg drogë është sekuestruar nga Guardia di Financa në brigjet e San Kataldos në Salento. Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe dy skafistët shqiptarë.

Gjatë patrullimit forcat detare kanë pikasur gomomen me ngarkesën e dyshuar që po vinte drejt brigjeve italine.

Në bordin e gomones u gjetën 14 koli me marijuanë dhe hashash me peshë totale 400 kg e cila nëse do të hidhej në treg fitimi do të ishte rreth 4 milionë euro.  

Gomonia 6 metra e gjatë drejtohej nga 2 skafistë me kombësi shqiptare të cilët janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Nga fillimi i vitit nga Guardia di Finanza në Puglia janë sekuestruar rreth 3 ton lëndë narkotike, dhe janë arrestuar 70 persona.

EMISIONET