Itali, kapet banda shqiptare e “minjve”

Itali, kapet banda shqiptare e “minjve”

Një bandë e vogël shqiptare e specializuar për thyerje banesash u arrestua nga karabinierët italianë. Banorët vendas në Malo Monte di Malo dhe Caldogno Costabissara kanë denoncuar thyerjen e shtëpive të tyre, por natën midis të premtes dhe të shtunës, një 46 vjeçare vuri re dy persona që po ngjiteshin drejt banesës së tij, duke lajmëruar menjëherë policinë. 

Një patrullë mbërriti në vendin e ngjarjes, ky pikasi dy persona që u ngjitën me shpejtësi në një automjet tip Ford duke ikur me shpejtësi të lartë drejt Vicenzës.

Fordi u ndal pas disa miljesh nga policia Caldogno-Costabissara. Agjentët gjetën në mesin e saj tre shqiptarë me banim në Milano, përkatësisht me inicialet: T.N. e L.D. 20 vjeç dhe G.A. 39-vjeç, i njohur për policinë si ekspert grabitjesh apo me nofkën “minj apartamentesh” për shkak të aftësisë së tyre për të depërtuar në çdo banesë.

Pas kontrollit të makinës, atyre nuk ju gjet asgjë dhe u liruan për vjedhje në tentativë.

Karabinierët janë të bindur se tre shqiptarët formojnë një bandë të specializuar për vjedhjet në Alto Vicentino, të kryera muajt e fundit.

EMISIONET