Itali, kapen 7 kg kokainë Ekuadori në kontenierin me banane

Itali, kapen 7 kg kokainë Ekuadori në kontenierin me banane

Policia financiare italiane e qytetit të Livornos në bashkëpunimin me autoritetet doganore informon se kanë sekuestruar 7 kg kokainë në vlerë 250 mijë euro në një kontainer në portin e Livornos.

Kontaineri transportonte banane e vinte nga porti i Guayaquil i Ekuadorit.

Kokaina ishte e konfeksionuar në 7 pako dhe ishte fshehur në mekanizmin e ventilimit të kontainerit.

Kapja e lëndës narkotike është frut i aktivitet të analizës së riskut ndaj transportot të mallrave që mbërrijnë apo tranzitojnë në portin e Livornos.

Policia italiane ka nisur një proces hetimor.

EMISIONET