Autoritetet e Antimafias Italiane informojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm (4 korrik) kanë arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet A.B 36 vjec, i cili mundi t'i shpëtojë arrestimit gjatë operacionit ''Kulmi'', i ekzekutuar më 30 qershor 2020, dhe ku u arrestuan 37 persona shqiptarë e italianë në një operacion të përbashkët me Policinë Shqiptare.

Shqiptari A.B i akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike kishte mundur të largohej nga banesa e tij në komunën Policoro në provincën e Materas e të fshihej në një rifuxho përgjatë argjinaturës së lumit Agri ndihmuar nga bimësia e dendur.

Gjatë opearcionit të mëngjesit të sotëm janë vënë nën masë ndalimi me urdhër arrestimi shtëpiak dhe 2 shqiptarë të tjerë me incialet S.S 30 vjec e S.D 23 vjec, të akuzuar për favorizim personal pasi kishin ndihmuar shqiptarin e shpallur në kërkim A.B të fshihej duke e ndihmuar me ushqim e mjete financiare.

Shqiptari A.B 36 vjec është nën dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore Italiane në burgun e Materas, dhe 2 shqiptarë e tjerë nën urdhër arresti shtëpiak.

Operacioni Kulmi, i 30 qershorit 2020, shkatërroi një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar italo-shqiptarë me mbështetjen e Interpol e Eurojust.

Lexo edhe: “Si Stuhia", gomonia 11 metra e trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali

Grupit kriminal të trafikut të drogës, ju sekuestruan 4 mln euro pasuri në Shqipëri

Kapja e 40 mln eurove drogë në Itali, 10 të arrestuar në Vlorë, sekuestrohet një skaf

Kush është "koka" e trafikut të 40 mln eurove drogë, identifikohen dhe shqiptarët e grupit

/Ora News.tv/