Itali, i riu shqiptar kapet me 4 doza kokainë

Itali, i riu shqiptar kapet me 4 doza kokainë

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me kokainë në makinë.

Shqiptari 22-vjeçar, banues në Veduggio, u kontrollua në Renate dhe u gjet nën posedimin e katër dozave kokainë, pesha totale e së cilave shkonte në 1.6 gramë.

22-vjeçari me rekorde të mëparshme - I riu ishte i dyshimtë në syrin e policisë italiane dhe për këtë arsye, i tërhoqi vëmendjen.

“Shqiptari, i pamartuar është tashmë i njohur në polici për krime të drogës”, - shkruajnë mediet fqinje.

Shqiptari nën arrest shtëpiak – Pas arrestimit shqiptarit iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

EMISIONET