Policia italiane në Romë ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar për trafik droge. Siç raportojnë mediat italiane shqiptarit në total iu kapën mbi 150 kg drogë, mes tyre 3 kg kokainë.

Shqiptari u kap në rrugën Odoardo Giove, i cili u pikas nga policia në përpjekje për të fshehur një çantë shpine në motorin e tij skuter.

Menjëherë ai nxitoi të largohej, por u kap pas ndjekjes nga policia. Pas kontrollit në çantë shqiptarit iu gjet 6 kg hashash. Por pas kontrolleve në një banesë ku shqiptari ishte parë më herët, policia i gjeti 100 kg hashash, 40 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë.

I arrestuari iu dorëzua autoriteteve italiane për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/