Rreth 100 turisë holandezë që ishin duke qëndruar në Via Ponzio, në hotelin "Gjernerata e Re" nw Itali, kanë shfaqur simptoma të helmimit të ushqimit.

Sikurse raportojnë mediat italiane turistët kishin dhimbje barku dhe të vjella, menjëherë pasi kishin konsumuar vaktin e drekës, ditën e djeshme në të njëjtin restorant.

Bëhet e ditur se nga 100 turistë vetëm 17 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë më të specializuar, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në vend.

Lidhur me ngjarjen është informuar Konaullata Holandeze në Milano dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Holandë, ndërsa autoritetet italiane janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Ora News.tv/