Itali, grabitën dhe dhunuan punonjësin e minimarketit, arrestohet shqiptari dhe 3 moltavë

Itali, grabitën dhe dhunuan punonjësin e minimarketit, arrestohet

Një shqiptar dhe 4 moldavë janë arrestuar nga policia italiane në komunën Lanciano pasi akuzohen për grabitjen e një mini-marketi në 11 mars.

Siç raportojnë mediat italiane, 4 personat kanë rrahuar shitësin nga Bangladeshi dhe më pas kanë kryer grabitjen.

Nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, por ata janë dy 24-vjeçarë, një 23 vjeç dhe një tjetër 29.

Pas hetimeve, që bënë fajtor 4 personat, karabinierët lëshuan edhe urdhër arrestet.

Si ka ndodhur ngjarja- Të katër autorët kishin blerë një pije në dyqan dhe ishin ndalur për të konsumuar para dyqanit. Menaxheri i biznesit i ka konsideruar ata si gjithë klientët e tjerë. Ndërkohë autorët ishin duke vëzhguar lëvizjet brenda dyqanit. Në momentin kur shitësi do të mbyllte minimarketin ata i grabitën atij 1100 euro. Njëri prej tyre e goditi atë në kokë dhe pastaj tre të tjerë e goditën me një shkop.

Shitësit i erdhën në ndihmë dy bashkëkombës, ndërsa autorët arritën të largoheshin. I plagosuri pësoi thyerje të eshtrave dhe të hundës.

Kapja e autorëve u bë nga vëzhgimet e kamerave të sigurisë, të cilët pas arrestimit u dërguan në burgun Regina Coeli.

EMISIONET