Autoritetet në Itali kanë shkatërruar një organizatë kriminale italo-shqiptare , ku në pranga janë vënë 12 persona, 9 shqiptarë dhe 3 italianë.

Kjo organizatë vepronte në 3 grupe kriminale që trafikonin marijuanë, kokainë, heroinë, hashash nga Shqipëria e Holanda drejt Brindizit, Lecce e Taranto.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 5 tonë marijuanë, 15 kg heroinë, 2 kg kokainë, 1 kg hashash , 2 gomone, 3 automjete, 2 pistoleta me numër serie të fshirë e një sasi fishekësh.

Organizata kriminale kishte një nivel të lartë strukturor dhe zotëronte disa laboratorë për rafinimin e kokainës, heroinës e magazinimin e marijuanës.

Hetimet e operacionit nisën pas një kontrolli banese ku u sekuestruan  disa armë e një sirenë blu policie.

Të arrestuarit komunikonin mes tyre me pseudonime që i ndryshonin shpesh.

/Ora News.tv/