Itali, goditet banda shqiptare e grabitjeve me dhunë, 4 në pranga/ EMRAT

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila kryente grabitje me dhunë, duke vënë në pranga 4 persona.

Siç raportojnë mediat italiane, autorët kanë kryer grabitje në një vilë mes Piemontit dhe Lombardisë, por edhe një grabitje tjetër në Erbusco.

Operacioni i koduar "Sytë e akullit" vuri në pranga Agustin Pjetërgjokaj 24 vjeç, Kristjan Keci 28 vjeç, Cesk Thani 32 vjeç dhe Kristjan Mëhilli 25 vjeç.

Të 4 shqiptarët janë përgjegjës për krimet në fushën e vjedhjeve të banesave, posedim të armëve dhe plagosje.

Hetimet për këtë bandë filluan pas një grabitje brutale në një shtëpi në 29 nëntor të vitit të kaluar, kundër një sipërmarrësi të verës.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë me qëllim që të konstatohen përgjegjësitë e mundshme të kriminelëve të lartpërmendur për krime të ngjashme të kryera në të gjithë Italinë Veriore.


EMISIONET