Operacioni i koduar "Libeccio International"  ka çuar në zbulimin e një rrugë të re e trafikut të hashashit drejt brigjeve italiane.

Pas sinjalizimit të autoriteteve franceze, policia financiare dhe roja bregdetare italiane kanë kapur në ujërat e brigjeve siciliane një varkë me vela, e cila transportonte mbi 6.2 tonë hashash nga Spanja drejt Italisë.

Barka "Luna III" e nisur nga brigjet spanjolle u gjet mbrëmjen e 10 prillit pas 72 orësh kërkimi në det të hapur.

Hashashi, i 5 cilësive të ndryshme, ishte konfeksionuar në 231 thasë lecke të emërtuar me simbole e numra mes të cilave dhe një markë e njohur automobilistike.

Vlera e drogës sipas autoriteteve italiane do të sillte një përfitimi prej 60 milionë euro.

Në pranga janë vënë 3 anëtarët e e ekuipazhit me shtetësi spanjolle.

Autoritetet italiane informojnë se nga vera e vitit të kaluar e deri më sot ky është i 5-ti mjet lundrues i kapur me drogë, e i nisur nga Spanja drejt kanalit të Sicilisë.

/Ora News.tv/