Itali, emigrantët në anijen Dicotti futen në grevë urie

Itali, emigrantët në anijen Dicotti futen në grevë urie

150 emigrantët e mbetur në bordin e anijes Dicotti të rojes bregdetare italiane kanë hyrë sot në grevë urie.

Lajmin e ka bërë të ditur senatori i Partisë Demokratike Davide Faranone, i cili mëngjesin e sotëm ka vizituar gjendjen e emigrantëve në këtë anije.

Prej disa ditësh anija me emigrantë ndodhet e ankoruar në portin e Katanias me vendimin e qeverisë italiane për të mos lejuar zbritjen në tokë të asnjë emigranti.

Një ditë më parë minisitri i brendshëm Matteo Salvini autorizoi zbritjen e 27 minorenëve të pashoqëruar nga 177 që ishte numri i emigrantëve të shpëtuar nga ujërat e Mesdheut në orët e para mëngjesit të 16 gushtit.

Qeveria italiane ka deklaruar se është në pritje të një vendimi nga BE për shpërndarjen e emigrantëve në të gjitha vendet anëtare.

Ministri i jashtëm Ezon Moavero ka deklaruar sot se "për vite të tëra Italia ka shpëtuar me mijëra jetë humane në Mesdhe dhe sot pret nga Bashkimi Europian fakte konkrete e jo fjalë.

Situata në bordin e anijes bëhet çdo ditë e më e vështirë. Ka tension e protesta të emigrantëve si dhe gjëndja shëndetësore e disa prej tyre është përkeqësuar.

Shumica e 150 emigrantëve që ndodhen në anijen Diciotti janë të prekur nga sëmundja e zgjebes.

EMISIONET