Itali, dy shqiptarë kapen me kokainë

Itali, dy shqiptarë kapen me kokainë

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan  nga policia italiane gjatë një aksioni anti-drogë në Reggio Emili. Karabinierët ndërhynë brenda shtëpisë së shqiptarëve dhe aty gjetën rreth 140 gram kokainë. Lënda narkotike ishte vendosur brenda një kavanozi së bashku me oriz. Kjo e fundit shërbente për të ruajtur drogën nga lagështira. Brenda shtëpisë shqiptarët kishin krijuar edhe një “mini fermë”, ku policia sekuestroi 648 bimë narkotike kanabis. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë 29-vjeçari Arsid Subashi dhe Dorian Cakri. /Oranews.tv/

EMISIONET