Drejtonin trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 2 shqiptarë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet e policisë financiare të Catania kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Shoes" i cili ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, Klodian Shkrela dhe Rodolf Sotiri.

Dy shtetasit trafikonin marijuanë dhe hashash nga Shqipëria drejt Italisë, e cila mbërrinte në Romë e më pas në Catania.

Ata drejtonin rrjetin e trafikut në Lazio e që furnizonte me drogë klanin mafioz të Cosa Nostra  Santapaolo Ercolano. Ndërkohë, mësohet se Sotiri përdorte edhe indentitetin Elton Agalliu.

Nga ky operacion janë arrestuadr në total 25 persona. 21 prej tyre ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organizim kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë, hashash dhe kokainë crack, rënduar nga akuza e bashkëpunimit me klanin mafioz  të Cosa Nostra " Santapaola- Ercolano" si dhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.

Në flagrancë janë arrestuar 6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.

Nën sekuestro janë vënë një aktivitet sipërmarrës e 2 pasuri të patundshme. Gjatë ditës priten të zbardhen detajet e operacionit.

EMISIONET