Itali, 94 % e elektoratët të "5 Yjeve" pro programit qeverisës me partinë Lidhja

Itali, 94 % e elektoratët të "5 Yjeve" pro programit

 Në Itali vazhdojnë përpjekjet për zhbllokimin e ngërcit qeverisës që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të 4 marsit.

94% e anëtarëve të Lëvizjes 5 Yje kanë votuar pro programit qeverisës me Partinë Lidhja, duke i dhënë dritën jeshile dorëzimit zyrtar të kontratës së koalicionit të përbashkët qeverisës pranë Presidentit të vendit.

Lëvizja 5 Yje ka bërë publik online programin e hartuar së bashku me Partinë Lidhja pas një pune intesive prej disa ditësh në dakortësimin e disa pikave që ndanin programet e tyre elektorale

Për liderët e dy forcave politike Luigi Di Maio e Matteo Salvini ky është një moment historik, pas është arritur një marrëveshje koalicioni me një program për një qeveri që do të ndryshoj Italinë duke punuar për zhvillimin e vendit e në mbrotje të të drejtave të qytetarëv italianë.

Ditën e hënë dy liderët politik do të takohen me Presidentin Sergio Mattarella i cili do të ketë fjalën e fundit në zyrtarizimin e qeverisë së re.

Por çfarë përmban programi qeverisës i 5 yjeve me Partinë Lidhja?

Qeveria e ndryshimit e premtuar nga 5 Yjet e Lidhja parashikon një konceptim të ri në politikën e brendshme e të jashtme italiane.

Ky program qëverisës mbështet përkatësinë në Aleancën Atlantike duke konsideruar SHBA si aleatin strategjik por dhe kërkon një hapje më të madhe ndaj Rusisë e fuqizimin e marrëveshjeve tregtare me këtë shtet. 

Mbrojtjen e personelit të forcave të armatosura të Ushtrisë, racionalizimin e shpenzimeve ushtarake e rishikimin e misioneve ndëkombëtare në respekt të intereseve efektive kombëtare. Procedura më të shpejta në të drejtat e marrjes së statusit të refugjatit, transparencë në fondet publike të destinuara për strehimin e emigramtëve në territorin italian, respektimin në principin e barazisë në kuotat e shpërndarjes së emigrantëve mes vendeve të Bashkimit Europian e kapërcimin e rregullave të vendosura nga Traktati i Dublinit.

Ndërsa më politikën e brendshme Programi i përbashkët 5 Yjet e Lidhja parshikon të ardhura vjetore të garantuara për një jetë dinjitoze të cdo qytetari italian, krijimi i një Ministrie për personat me aftësi të kufizuar, fuqizimi i fondeve në shëndetin publik e arsim, politika të reja për familjen e fëmijët, heqjen e ligjit aktual për pensionet etj.

Në fushën ekonomike parshikohet gjithashtu vendosja e taksës së sheshtë, e drejta e ujit publik pa pagesë, ngritja e një Banke për investimet e sipërmarrjes së vogël e të mesme, mbrojtja e markës "made in italy" në bujqësi e peshkim, mbrotja e ekonomisë së gjelbër e mbetjeve zero etj.

Në. sistemin e drejtësisë kërkohet të arrihet më shumë efikasitet duke ndarë karrierën e magjistraturës nga politika, si dhe thjeshtëzim të procesit gjyqësor.

EMISIONET